Shmanget ‘lufta’ Trump-BE, arrihet marrëveshja për tarifat tregtare

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për të filluar zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi tarifat dhe për të shmangur një luftë tregtare mes SHBA e BE-së.

‘Ne ramë dakord sot para së gjithash për të punuar së bashku drejt zero tarifave, zero barrierat për mallrat dhe makinat jo industriale," tha Trump në një deklaratë të përbashkët me Juncker në Rose Garden.

Që prej fillimit të këtij viti SHBA ka zbatuar tarifa të larta të aluminit dhe çelikut në Bashkimin Evropian. Blloku u përgjigj me tarifat të njëjta për mallrat e SHBA.

Trump kishte përshkallëzuar retorikën e tij kundër BE-së në në javët e fundit, sidomos duke thënë për CBS News se ai i konsideronte aleatët e vjetër të SHBA si një ‘armik’ për shkak të tregtisë.

Para vizitës së Juncker në Shtëpinë e Bardhë, Trump kishte ngritur taksat për makinat europiane, duke shtuar më tej shqetësimet se po niste një luftë tregtare globale.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ngrenë tarifa kundër Kanadasë, Meksikës dhe Kinës.

Republikanët dhe demokratët kanë paralajmëruar se tarifat në fund të fundit dëmtojnë punonjësit amerikanë, por Trump mendon ndryshe.