Cungu ka peng që Kukësi nuk i shënoi Qarabakut: Na mungoi qetësia

Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u luajt ndeshja e parë e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Kukësit dhe Qarabagut, shkruan SYRI.net.

Ky takim përfundoi pa gola, ku kuksianët u mbrojtën mjaft mirë, teksa rrezikuan me anë të kundërsulmeve.

Pas ndeshjes trajneri i verilindorëve, Armando Cungu, deklaroi:

“Përgjithësisht ishte një ndeshje e mirë, ndaj një kundërshtari që ka nivel të lartë.

Nëse do të luanim më të hapur, do të ndëshkoheshim.

Mund edhe të kishim fituar, por na mungoi qetësia e duhur.

Kishim dy-tre raste që mund të shënonim dhe të ndëshkonim kundërshtarin”.