Blenë një ‘Benz’ të vjedhur, ‘futen në bela’ dy vëllezër në Tiranë

Dy vëllezër në Tiranë kanë blerë një automjet tip “Benz”, i cili ka rezultuar i vjedhur. Denoncimi ndaj tyre u bë në “Komisariatin Dixhital”. Pas kësaj dy vëllezërit u shoqëruan në Polici, ku identifikuan perosnin që ju kishte shitur mjetin. Ndërsa dosja ndaj dy vëllezërve përfundoi në Prokurori, Policia po punon për shoqërimin e shitësit të “Benz”-it të vjedhur.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 24.07.2018, në Komisariatin Digital ka ardhur njoftimi se shtetasit D. D., dhe E. D., vjeç 32 e 36, banues në Tiranë, kanë vjedhur një mjet tip “Benz”. Shtetasit e mësipërm janë shoqëruar në Komisariat, ku shtetasi E. D., deklaroi se këtë mjet ia ka blerë shtetasit A. J., vjeç 25. Po punohet për shoqërimin e shtetasit A. J., dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Tiranë, për vlerësim.