VIDEO-FOTO/ Pamje të frikshme në fund të detit, pas zjarrit apokaliptik

Zjarri apokaliptik i rënë mbrëmjen e të martës në Attiki, në lindje të Athinës ka shkaktuar deri më tani 80 viktima, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të humbur.

Të plagosurit janë më shumë se 180.

Por sot kanë nisur kontrollet edhe në det, aty ku njerëzit kërkonin shpëtim nga flakët.

Polumbarët kanë gjetur sende të shumta në fund të detit, ndërsa thonë se pamjet nën ujë janë të frikshme.

Ata kanë gjetur disa sende personale të një banori, ndërsa nuk dihet nëse ka viktima në fund të detit.

Kërkimet do të vazhdojnë, shkruan Zougla.gr.