Andrea Pirlo rikthehet te Kombëtarja italiane me një rol të ri

Andrea Pirlo do të jetë ndihmës i Roberto Mancinit në stolin e përfaqësueses italiane të futbollit.

Pasi i dha fund karrierës së lavdishme si futbollist, ish-mesfushori i Juventusit, Milanit dhe Interit, ka vendosur të nisë një etapë të re në futboll.

Marrëveshja mes palëve është arritur, ndërsa tashmë çështja ka shkuar në zyrat juridike të Federatës Italiane të Futbollit, ku po kontrollojnë nëse ka ndonjë mospërputhje, pasi Pirlo punon në të njëjtën kohë, edhe si opinionist në “Sky Sport”.

Nëse nuk rezulton asnjë mospërputhje, atëherë Pirlo do të zyrtarizohet ndoshta brenda pak orësh, në të kundërt, pritet që ish-fantazisti i Italisë të japë dorëheqjen nga “Sky”, për të nisur eksperiencën e re në krah të Mancinit.