FOTO/ Ambasada e SHBA korrigjon njoftimin e 3 ditëve më parë

Dy ditë më parë Ambasada e SHBA në Tiranë thoshte që Shqipëria është futur në Raportin e DASH për klimën e Biznesit.

Por sot po ambasada ka reaguar duke e korrigjuar njoftimin e bërë, pasi u zbulua se Shqipëria as nuk kishte qenë në këtë listë.

Në një reagim në faqen e tij në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Sipas tij, është për tu vlerësuar korrigjimi i bërë nga ambasada.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Ne të gjithë i lexojmë me shumë, shumë vëmendje raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, pasi janë udhërrëfyes shumë të rëndësishëm për politikën mbarëbotërore, por veçanërisht të pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Ndaj vlerësojmë korrigjimin, që ambasada amerikane në Tirane i bëri sot, pak orë më parë, njoftimit të bërë prej saj të dy ditëve më parë në 23 korrik, ku ajo njoftonte se në raportin për 170 vende për klimën e biznesit përfshihej edhe Shqipëria, kur në fakt Shqipëria as nuk ishte dhe as nuk është e përfshirë.