Përfundon beteja gjyqësore, merret vendimi për klubin e Serie A

Chievo ka arritur të fitojë betejën me Gjykatën Federale dhe kështu nuk mund të procedohet.

Klubi i Seria A ka arritur të zhvlerësojë procedimin në ngarkim për shkëmbimet e shumta me Cesenën në vitet 2017 dhe 2018.

E gjitha kjo do të thotë se Chievo do të qëndrojë në Serie A, madje nuk do të ketë as penalitete me heqje pikësh.

Prokuroria e Federatës Italiane ka të drejtë për apelim. Nga ky vendim është “prekur” Crotone, që priste të ngjitej në Serie A, duke i zënë vendin Chievos.