Tre ditë i përzier me fekale, banorët e Otllakut pa ujë të pijshëm

Uji që rrjedh në çezmat e banorëve të njësisë administrative Otllak në Berat prej ditësh është i pa konsumueshëm.

Banorët atje thonë se uji i pijshëm është përzier me ujërat e zeza dhe nuk mund të përdoret as për të konsum e as për gatim.

"Ka tre ditë që uji na vjen i përzier me fekale".

"Nuk pihet ky".

"Është i papërdorshëm".

"Këtej është i papijshëm ndërsa paratë po i paguajmë nga tre herë".

"Çfarë analize ti bëj, analizën t'ia bëj ai që më merr lekët mua".

Problematika është e njohur edhe për autoritetet lokale, të cilët thonë se kanë marrë masa për pastrimin e rrjetit shpërndarës, por ende nuk e kanë gjetur shkakun e ndotjes së ujit.

"Ditën e djeshme grupi i punës që është ngritur posaçërisht nga Drejtoria ka marrë masa, ka bërë shkarkimin  dhe pastrimin e tubit dhe pretendohet të bëhet dhe riparimi i pjesës së dëmtuar. Me riparimin e këtij qytetarët do të furnizohen me ujë siç ka qenë vijueshmëria më përpara".

Janë rreth 800 banorë që prej ditësh nuk kanë ujë të pijshëm në banesat e tyre, në këto ditë të nxehta verë, ndërsa janë të detyruar që ta sigurojnë atë vetëm duke e blerë.