", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Ibrahimovic ka një mesazh për Milanin: Gjithmonë do jeni pjesë e zemrës time!

Milani ndodhet në Los Angeles ku do të përballet në miqësoren e luksit përballë Manchester United.

Por Ibrahimovic shpesh herë ka shprehur dashurinë e tij të madhe dhe simpaninë për tifozët dhe klubin e Milanit.

Këtë herë “bomberi” suedez ka një mesazh për tifozët kuqezi.

“Përshëndetni të gjithë tifozët e Milanit, unë shpresoj se jeni mirë. Ju keni mbetur në zemrën time, më mungoni shumë. Fat i mbarë, unë jam gjithmonë me ju, një përshëndetje e madhe”, tha Ibrahimovic.

Suedezi ishte pjesë e Milanit gjatë viteve 2007-2009, kohë kur u shpall kampion i Italisë me “Rosonerët”.