'Arrest me burg' për grabitësen e karburanteve dhe bashkëpunëtorin e saj

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për grabitësen e karburanteve Anna Malaj dhe bashkëpunëtorin e saj, Emiljano Grembi.

Malaj dhe Grembi dolën sot para gjykatës.Anna Malaj u shfajësua duke thënë se grabitjen e kreu kur ishte e dehur dhe se kishte pasur qëllim të hakmerrej ndaj asaj pike karburanti, e cila nuk i kishte kthyer kusur aq sa duhej në një rast kur ajo kishte shkuar të mbushte makinën.