Ibrahimovic: United gati për ‘goditjen’ e madhe, por jo kualitet si unë!

Zlatan Ibrahimovic mendon se Manchester United do të kalojë një “sezon special” pasi ndoqi ekipin duke u stërvitur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, sulmuesi i LA Galaxy sugjeroi se trajneri i “Red Devils”, Jose Mourinho ka “diçka në proces” gjatë merkatos së verës.

 “Përshëndetje të gjithëve. Shikojeni kush e ka ndjekur ekipin duke u stërvitur. Shoh shumë kualitet, por jo kualitet si unë”, tha Ibrahimovic në Instagram.

“Është kënaqësi që i shoh ‘yjet’ e United sërish dhe t’i shoh të lumtur duke u stërvitur mirë. Bëhuni gati për këtë sezon sepse do të ndodhë diçka speciale”, u shpreh ai.