'Dashuri Bardh e Zi' / Ferhat merr vendimin e papritur, ja çfarë ndodh me Asllën

Ozge shpreh dëshirën që të ketë një vëlla dhe Vildan i thotë se Nexhdet është si vëllai i saj. Gylsym preket. Ferhat dehet.

Asllë kujton vajzën e vogël që ka parë në momentin kur u aksidentua dhe kupton se ajo është vajza e saj. Ferhat vendos të mos flerë në të njëjtën dhomë me Asllënë dhe Vildan e shikon.

Vildan i kërkon Ferhatit të mos i tregojë nëse e vret Xhunijetin.

Gylsym ndihmon Xhunijetin të hyjë në vilë. Ferhat shikon në ëndërr të atin, i cili është i nxehur me të dhe e rreh duke e qortuar për vendimet që ka marrë.

Ferhat fton Asllënë të shkojnë në ditëlindjen e Ozgyrit dhe ajo pranon. Të dy kanë dilema nëse duan të abortojnë fëmijën. Xhunijet i tregon Azadit se Gylsym është pjesë e planit të tij.
Personi që ndjek Asllënë dhe Ferhatin është një femër. Jigit nuk e fton Namëkun në ditëlindjen e Ozgyrit dhe Handan e acaron Namëkun. Idil pyet Namëkun rreth Azadit.
Ferhat largohet vetëm me Ozgyrin për t’i blerë atij një dhuratë dhe tregohet shumë i përgjegjshëm. Abidin i thotë Asllësë se duhet të bëjë një fëmi me Ferhatin. Idil i tregon Handanit se Jeter po shoqërohet me Azadin.

Ferhat përqafon Ozgyrin dhe kupton se mund të jetë baba. Suna përpiqet t’i ndryshojë mendjen Asllësë rreth divorcit. Ozgyr i thotë Ferhatit se ndihet i sigurtë pranë tij.

Asllë largohet fshehurazi nga ditëlindja e Ozgyrit për të abortuar fëmijën e saj. Suna e kupton që Asllë është larguar dhe i tregon familjes.
Ferhat e kupton se Asllë është larguar për të abortuar. Ferhat gjen adresën e spitalit ku është Asllë dhe shkon pas saj. Një vajzë e re shkon në vilën e Emirhanëve. Ajo rrëfen se është mbesa e Asllësë dhe se kërkon hakmarrje prej saj.

Jigit i tregon Jeterit se Asllë dhe Ferhat kanë nisur procedurat e divorcit. Gylsym takon Xhunijetin dhe e fsheh atë në bagazhin e makinës së Abidinit. Ferhat mbetet i bllokuar në trafik dhe vonohet për të ndaluar Asllënë. Asllë shkon në spital dhe nis procedurën e abortit.

Gylsym prish ditëlindjen e Ozgyrit, sepse Xhunijet e detyron të kthehen sa më herët në vilë. Policia ndalon për kontroll makinën e Abidinit dhe kërkon të hapë bagazhin. Ferhat mbërrin në spital i nxehur nga ideja se Asllë ka abortuar dhe bën skandal. Asllë qan e dëshpëruar.