FOTO/ Rritet numri i të vdekurve. Si nisi zjarri apokaliptik në Athinë

Mbi 76 persona kanë humbur jetën nga zjarri i nisur një ditë më parë në Athinë, rreth 183 kanë mbetur të lënduar e disa të tjerë janë zhdukur.

23 nga viktimat janë fëmijë.

Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.

Roja bregdetare njoftoi se ka shpëtuar më tepër se 700 persona nga plazhet e zonës së Rafinës, ndërkohë që ende mbetet pa sqaruar numri i personave që tentuan t’iu shpëtojnë flakëve duke hyrë në ujë.

Dëshmitarë okulare thanë se në ujë janë hedhur dhjetëra persona, fati i të cilëve është i pa ditur.

Por si nisi zjarri në Athinë?

Zjarret janë një problem i përsëritur në kryeqytetin grek dhe këtë herë flakët janë ndihmuar edhe nga erërat e forta.

Por zyrtarët vendas janë shprehur për AFP se shkaktarë mund të kenë qenë zjarrvënësit që kërkojnë të plaçkitin shtëpitë e braktisura ata që kanë nisur tragjedinë.

{gallery|370152,370150,370154,370149,370148,370147,370146,370145,370151,370153,370155,370156,370157,370158,370159,370160,370161,370162,370163,370164,370165,370166,370167,370168,370169,370170,370171,370172,370173}