ZYRTARE/ SHBA: Shqipëria vend i pasigurtë për bizneset amerikane, jo investime

Shqipëria ka hyrë në një spirale të rrezikshme.

Prej javësh tashmë sistemi i drejtësisë është në kolaps të plotë e ndërsa nuk mungojnë skandalet e shumta qeveritare që lidhin ekzekutivin me klientela korruptive apo grupe oligarke që përfitojnë para në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.

Ndërkohë shpeshherë është theksuar nga organizmat ndërkombëtarë mungesa e shtetit ligjor.

E gjithë kjo panoramë e zymtë duket se po ndikon jashtëzakonisht keq në të ardhmen e vendit dhe në mënyrën  se si e shohin sipërmarrjet e huaja investimin në Shqipëri.

Rasti më flagrant është ai i biznesit amerikan i cili e sheh vendin tonë si një vend të pasigurt për investim nga sipërmarrjet amerikane.

Kështu Standard.al ka zbuluar se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018  (Investment Climate Statements for 2018) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku ishim pjesë e listës së vendeve që SHBA i sugjeron investitorëve amerikanë për të bërë biznes.

Raporti i DASH për vitin 2017, ku e ka përfshirë Shqipërinë në vendet që sugjeron për të bërë biznes, sipërmarrja amerikane

Raporti i DASH për vitin 2018, ku Shqipëria është fshirë nga lista e vendeve që sugjeron për biznesin amerikan

Mungesa e Gjykatave në vend, të cilat janë të paralizuar si pasojë e Vettingut, kryesisht ajo Kushtetuese dhe ajo e Lartë ndikon më shumë se negativisht në besimin tek sipërmarrjet e huaja.

Në një vend ku drejtësi ndodhet në kolaps, nuk ka sesi të ketë investime të huaja. Dhe kur këtë ta thotë SHBA, vërtetohet se situate është jashtëzakonisht e rëndë! /Standard.al