Shqiptari i shënon grekëve në Champions League

Albian Ajeti, vëllai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Arlind Ajeti, shënoi një gol me peshë në sfidën e turit të dytë kualifikues të Championsit mes Paokut të Selanikut dhe Baselit, që përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës helene.

Sulmuesi me orgjinë shqiptare, i cili ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen zvicerane, në minutën e 82-të realizoi golin e vetëm të Baselit me një goditje me kokë duke ngushtuar shifrat dhe duke i dhënë një bonus të madh skuadrës zvicerane për ndeshjen e kthimit pasi Baselit tashmë do t’i mjaftonte një fitore me shifrat 1-0 për t’u kualifikuar në raundin e tretë.

Ndërkohë golat për skuadrën greke u realizuan nga spanjoli Canas dhe serbi Prijovic.