", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Do të qeshni me lot...! Publikohet incidenti gjatë xhirimit të klipit të Bes Kallakut dhe Fent Fatalit

Ditë më parë, Gent Fatali publikoi këngën e re në bashkëpunim me Bes Kallakun, të titulluar “Na vjen dita” (“Bella Ciao”).

Kënga u shoqërua me videoklip dhe u prit mirë nga fansat e tyre, ndërkohë që reperi ka sjellë një prapaskenë interesante gjatë xhirimeve të klipit.

Duke xhiruar një skenë para makinës kabrio, ka ndodhur një incident: teksa Fatali tenton të ulet përmbi automjet, rrëzohet brenda me këmbë përpjetë. Ndërsa, Kallaku shkon për ta vazhduar situatën komike, duke iu hedhur përsipër.

“Kur eskalon situata… Gjatë xhirimeve të klipit ‘Bella Ciao'”, ka shkruar Gent Fatali në përshkrim.

Videoklipi i këngës “Na vjen dita” (“Bella Ciao”) është publikuar para tri ditësh (21 korrik) dhe tashmë numëron afro gjysmë milioni shikime në YouTube.

Kënga u realizua nga Mixey, i cili ka shkruar edhe tekstit së bashku me Gent Fatalin dhe Bes Kallakun.

Ndërsa videon muzikore të kësaj kënge e ka xhiruar Max Production.

 

 

Kur eskalon situata.... ???? ???? ???? ???? ???? Gjate xhirimeve t'klipit #BellaCiao . ???? LINK IN BIO ???????? @bes_kallaku @mixeyofficial @maxproductional

A post shared by G e n t F a t a l i (@gentfatali) on