Champions League/ Kukësi jep njoftimin e rëndësishëm për sfidën me Qarabagun

Skuadra e Kukësit do të luajë të mërkurën (nesër) ndeshjen e parë të turit të dytë në Champions League përballë Qarabagut të Ansi Agollit.

Kjo ndeshje do të luhet në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Ky është dueli i parë dhe verilindorët e dinë mjaft mirë që në shtëpi duhet marrë një rezultat pozitiv, por mbi të gjitha nuk duhet pësuar gol.

Kështu që drejtuesit e klubit kuksian njoftojnë të gjithë futbolldashësit të jenë prezent në shkallët e stadiumit, por edhe për ta ndjekur duelin nga ekrani.