FOTO/ Shkëndija-Sherif Tiraspol, formacionet zyrtare. Ja si rreshtohen ekipet në fushë

Do të luhet në stadiumin “Filipi II” të Shkupit ndeshja e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampionëve mes Shkëndijës së Tetovës dhe Sherif Tiraspol.

Skuadra e trajnerit Qatim Osmani do të kërkojë fitoren në shtëpi, për të shpresuar te një kualifikim historik.

Ky takim do të luhet në orën 20:15 dhe tashmë të dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare.