FOTO/ Albcontrol jashtë kontrollit, 420 milion lekë për 8 punonjës

Albcontrol, shoqëria që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, me kapital 100 për qind shtetëror, vazhdon të shpenzojë miliona lekë, pa asnjë kontroll. Kësaj herë ka kapur një “rekord” shpenzimesh, plot 420 milionë lekë për të trajnuar vetëm 8 punonjës!

Sipas dokumenteve që disponon Tpz.al, rezulton se objekti i tenderit është “trajnimi stafit kontrollor në ‘rating APP’.

Mësohet se në këtë tender mori pjesë vetëm një ofertues, i cili ofroi 35.260.000 lekë pa TVSH. Nëse i shton edhe TVSH-në, kjo shifër kap vlerën e 42.520.000 lekëve.

Ofertuesi duhet t`i provojë blerësit që akademia e tij është e certifikuar si organizatë trajnimi nga Autoritetet Përkatëse si dhe në përputhje me Rregulloren e Komisionit Evropian. Instruktorët duhet të jenë të kualifikuar më parë me licencë në APS/RAD, ndonëse mund të mos jenë kontrollorë aktiv apo ITVP.

‘Kualifikimi i tyre në APS/RAD si dhe licencimi në TVP apo çdo gjë të ngjashme me të, duhet të ketë qenë i vlefshëm deri në vitin 2013. Për Blerësin do të konsiderohej e përshtatshme nëse kualifikimi si Instruktor në licensat e tyre është i vlefshëm. Pseudo-pilotët duhet të kenë eksperiencën e duhur me mjedisin dhe simulatorët në akademi’-thuhet në dokumente.

Sipas saj, kohëzgjatja e trajnimi është 6 javë dhe preferohet që kursi të fillojë ndërmjet muajve Shtator-Dhjetor 2018.

Ndërkohë, pjesëmarrësit janë 8 kandidatë me kualifikime në ACS/RAD. Mësohet se faza teorike duhet të zgjasë 2 javë dhe faza e praktikës duhet të zgjasë 4 javë.

Albcontrol kërkon që klasat ku do të zhvillohet teoria duhet të jenë të përshtatshme për të akomoduar pjesëmarrësit. Klasat duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme: Tavolina dhe karrige të cilat mund të rregullohen në forma të ndryshme, një tavolinë për instruktorin.

Një projektor së bashku me ekranin, një tabelë me letra të mjaftueshme, shënues dhe stilolapsa dhe çdo pajisje tjetër që ndihmon procesin e mësimdhënies. Normalisht, edhe 420 milionë lekë të thata për vetëm 6 muaj!