A do të rikthehesh te Reali? Ja si përgjigjet James Rodriguez

James Rodriguez ka përjashtuar mundësinë për një rikthim të mundshëm te Real Madrid.

Ylli kolumbian ka përmbushur një vit të suksesshme në Gjermani te Bayern Munich, ndërsa në kontratën e tij ka edhe një vit huazim me gjigantët bavarez.

Ndryshimet në stolin e Real Madrid ngjallë spekulime për një rikthim të mundshëm të Rodriguez në ‘Santiago Bernabeu’.

“Tani për tani jam në Bayern, kam pasur një sezon spektakolar dhe jam shumë i lumtur atje”, është përgjigjur 27-vjeçari në pyetjen për rikthimin e mundshëm te Real Madrid.