Pas akuzave, ‘shpërthen’ agjenti i Ozilit: Hoeness je turpi i Bajernit!

Agjenti i Mesut Ozilit, Erkut Sogut ka reaguar ndaj komenteve të presidentit të Bayern Munichut, Uli Hoeness i cili sulmoi keq ‘yllin’ e kombëtares gjermane.

“Zotëri Hoeness, ne nuk do të humbasim më shumë kohë apo energji duke folur për një temë rreth të cilës ti natyrisht nuk di asgjë. Jo vetëm që jeni turpi i vetvetës, por më e rëndësishmja jeni turpi i Bayern Munichut dhe popullit gjerman”, ka thënë Sogut.

Kutjojmë që 29-vjeçari e mbylli karrierën me kombëtaren gjermane duke theksuar se po largohet për shkak të racizmit.

Ozil tha dje “unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbim” dhe më pas deklaroi se nuk është më i gatshëm ta marrë mbi supe fajin për formën e dobët të ekipit kombëtar dhe punën e dobët të drejtuesve të futbollit gjerman, duke e akuzuar presidentin e DFB-së, Reinhard Grindel.

Presidenti i Bayern Munichut Hoeness tha pas deklaratave të Ozilit se futbollisti me orgjinë turke ka e ka “dhjerë fare” duke luajtur dobët për Gjermaninë në kohët e fundit.