E martë me vranësira të dendura dhe shira në mesditë
E martë, 24 korrik: moti do të mbetet i paqëndrueshëm me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonat e ulëta dhe zonat malore të shoqëruara me reshje shiu në pjesën e dytë të ditës.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe maxZonat malore 14/28°C
Zonat e ulëta 19/31°C
Zonat bregdetare 20/32°C