Zjarri në Athinë, rëndohet situata: 24 të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.

Qindra forca zjarrfikëse u hodhën në luftë me flakët, por era e fortë dhe temperaturat e larta në zonë, vështirësojnë ndjeshëm punën e tyre.

Bilanci është rënduar dhe momentalisht raportohet për 24 të vdekur, dhe rreth 88 të tjerë janë të plagosur, ku shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.