FOTO/ E goditi rrufeja, ky është i riu që humbi jetën

Këtë të hënë moti në territorin e Shqipërisë i ka ngjarë asaj që ndodh në stinën e dimrit, por përveçse reshjeve dhe stuhive, një person ka mbetur i vdekur për shkak të një rrufeje.

Fjala është për 22 vjeçarin nga Lazarati, i identifikuar nga policia si Xhuljano Koçiu.

I riu ndodhej në fushën e Luginës së lumit Drino, në momentin kur është goditur nga një rrufe. Koçiu po kulloste bagëtitë kur ndodhi tragjedia.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 22 vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, duke shënuar kështu vdekjen e parë për shkak të motit.

Kujtojmë se disa ditë më parë në Shkodër, një rrufe goditi tre persona, pjesëtarë të një fasmilje teksa këta të fundit po punonin tokën. Për pasojë humbi jetën Veronika Luka 53-vjeçe, ndërsa u plagosën dy të tjerë, N.V. rreth 60-vjeç, dhe C. L. rreth 50-vjeç.

Njoftimi i Policisë Gjirokastër:

Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndëruar jetë shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë.