Dalin të dhëna të tjera për Cristiano Ronaldon. E pabesueshme!

Cristiano Ronaldo është padiskutim lojtari më punëtor që ka parë ndonjëherë historia e futbollit.

Ai vazhdon ende t’i çudisë të gjithë me fizikun e tij të pabesueshëm.

Përpara se ai të transferohej te Juventusi një test mjekësor te klubi i Realit të Madridit tregonte lojtari ka një moshë biologjike prej 23 vjetësh.

Por testi më i fundit mjekësor te Juventus tregon se ai ka 7% masë dhjamore dhe një masë të paparë muskuli prej 50%.

Ndërkohë sulmuesi ka arritur të kapë shpejtësinë 33.98 km/h në Kampionatin Botëror.

Bazuar në këto të dhëna biologjike, ai tashmë krahasohet me një 20-vjeçar.