Përplasje mes shqiptarëve, një i plagosur me thikë

Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri të ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në Fiano Romano.

I plagosuri mësohet se është një 45-vjeçar shqiptar, ndërsa autori një 39-vjeçar.

Pasi e ka qëlluar me thikë, 39-vjeçari ja ka mbathur, për tu arrestuar pak më vonë.

Ka qenë i plagosuri që ka njoftuar policinë dhe u ka dhënë detaje në lidhje me personin që e kishte sulmuar.

Policia e ka ndaluar pak më vonë.

Personi i plagosur ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.