Patentën ose lekët/ Policët filmohen duke marrë para. Ja VIDEO

Ryshfeti është i pranishëm kudo në shtetin shqiptar. Kudo me një dorë parash mund të mbarosh punë.

Kështu ndodh edhe me policët. Në këmbim të parave, mund të shpëtosh patentën dhe të mos gjobitesh.

Një rast të tillë ka denoncuar mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha, duke bërë publike një video të filmuar në zonën e Fushë Krujës.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Narkopolicia ne aksion per ryshfete!

Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

‘Pershendetje Doktor Berisha . Kjo eshte policia qe duam e Fatmir Xhafes ku ne kembim te pezullimit te patentes kerkon rryshfete .

Kjo video eshte regjistruar tek vendi i quajtur mbikalimi i Bushneshit ne komunen Thumane ku her pas here policia del aty dhe ben kerdine duke vene gjoba e marre rryshfete ne menyre te paligjshme. M.D’