Yerry Mina: Kam marrë disa oferta, ja ku do të luaj sezonin e ri

Yerry Mina dëshiron të qëndrojë te Barcelona.

Mbrojtësi që pati një Botëror të mirë me Kolumbinë, ka thënë se ka marrë disa oferta, por se dëshira e tij është të qëndrojë te Barcelona, për të bindur trajnerin Ernesto Valverde.

“Për momentin, jam duke shijuar pushimet dhe kur të vijë koha, do të vendos me familjen time për opsionin më të mirë”, ka deklaruar Mina.

“Kam oferta por dua të arrij suksese te Barca”, ka shtuar ai.

Mina 23 vjeçar te Barcelona është transferuar gjatë merkatos së dimrit, ku ka luajtur vetëm 5 ndeshje.