Real Madrid ka gati 55 milionë euro për lojtarin e Tottenham

Real Madridi ka bërë një ofertë prej 55 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut të djathtë të Tottenhamit, Kieran Trippier, shkruan The Sun.

Vlera e Trippier është rritur që nga paraqitjet e tij të mira me Anglinë në Kampionatin Botëror, dhe është bërë cak për klubet e mëdha evropiane.

Klubi anglez do të mundohet që t’iu rezistojë ofertave në mënyrë që ta mbajë lojtarin në skuadër.