Dëmtohet blerja e bujshme e Interit, detyrohet të braktisë fushën

Interi pësoi një humbje befasuese me rezultatin 2-0 ndaj skuadrës zvicerane Sion.

Por më shumë se humbja zikaltrit u trishtuan shumë për shkak se u dëmtua lojtari më i ri i Interit, Radja Nainggolan.

Në minutën e 24’ belgu u detyrua të dalë nga fusha e lojës ndërsa në vendin e tij u fut Xian Emmers.