Paul Ryan: Gati të konsiderojmë sanksione shtesë ndaj Rusisë

Kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paul Ryan theksoi se po merr në konsideratë aplikimin e sanksioneve shtesë ndaj Rusisë.

Ai gjithashtu theksoi mbështetjen ndaj shërbimeve inteligjente amerikane, në punën për të zbuluar një ndërhyrje të mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016.

“Nëse komisionet e kongresit besojnë se sanksionet shtesë ndaj Rusisë janë të nevojshme, unë do të jem i lumtur t’i marr në konsideratë. Rusia është një qeveri kërcënuese që nuk ndan të njëjtat vlera dhe interesa me Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Ryan.