Liverpool pranë Alisson, Roma vendos çmimin për portierin

Liverpool nuk i beson më Loris Karius dhe nga sot ka nisur bisedimet me Romën për të transferuar në “Anfield” portierin Alisson.

Sipas gazetarit ekspert në merkato Gianlucca Di Marzio klubi anglez ka trokitur në derën e italiënve me një ofertë prej 70 mln eurosh.

Roma nuk dëshiron ta lëshojnë 25-vjeçarin pa 75 mln euro, një kërkesë e cila me shumë mundësi do të plotësohet në orët e ardhshme nga ekipi i drejtuar nga Kloop.

‘Blutë’ e Londrës janë shumë pranë shitjes së Courtois te Real Madrid dhe ka nevojë për një zëvendësues por ende nuk ka asgjë zyrtare.