Kukësi vijon rrugëtimin në Champions, Armand Duka: Urime, kualifikim i merituar!

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka uruar skuadrën e Kukësit për kualifikimin në fazën e dytë paraeliminatore të Champions Leagues.

Në një postim në rrjetet sociale, Duka tha se skuadra shqiptare e meritoi kualifikimin dhe i uroi verilindorëve të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.

“Urimet më të mira skuadrës së Kukësit, lojtarëve, stafit, trainerit Cungu, presidentit Gjici, por edhe tifozëve kuksianë, për këtë sukses aspak të lehtë, por tërësisht të merituar sot në Maltë.

Me angazhim e përkushtim, skuadra e Kukësit kualifikohet për në turin tjetër të Ligës së Kampionëve, me shpresën dhe besimin për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion. Kualifikimi i sotëm përbën një lajm shumë të mirë për përfaqësimin e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës”, shkroi ai.