VIDEO/ Era Istrefi publikon këngën e re ‘Prisoner’

Era Istrefi ka publikuar vetëm pak minuta më parë videoklipin e këngës së saj më të re “Prisoner”.

Këngëtarja e kishte publikuar këngën vetëm në versionin audio në muajin qershor.

Videoklipi i këngës së re është publikuar dy ditë, pasi Era performoi në ceremoninë mbyllëse të Kampionatit Botëror, që u mbajt në Rusi.

Shpresojmë që edhe kjo këngë e këngëtares shqiptare me famë botërore të shndërrohet në një hit ndërkombëtar.