Kaos mes emigrantëve, 4 të mbytur në det

Italia ka pranuar strehimin e rreth 500 klandestinëve të shpëtuar nga anijet e Frontex por përplasjet e krijuara dhe masat e marra kanë bërë që mes emigrantëve të paligjshëm të krijohet panik, madje duke sjellë dhe vdekjen e katër prej tyre.

30 emigrantë që po i drejtoheshin me barka brigjeve të Sicilisë janë hedhur në det menjëherë sapo kanë parë të afrohet anija e Frontex Protector dhe Monte Sperone.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave të ndihmës nuk u bë e mundur shpëtimi i të gjithë personave, pasi katër prej tyre është konfirmuar se janë mbytur. 

Pas ankorimit dhe kontrolleve të ushtruara janë vënë në pranga  komandantët e anijeve dhe pjesëtaret e ekuipazhit te anijes. Ndaj tyre rendon akuza e favorizimit të emigracionit te paligjshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se Frontex në këtë aksion ka shpëtuar 128 minorenë të pashoqëruar dhe tre të tjerë të cilët ishin se bashku me prindërit. Po ashtu në barka kanë qenë 44 gra dhe 272 burra. 

291 prej klandestinëve ishin nisur prej Eritreas dhe 92 nga Somalia.

 Emigrantët e tjerë ishin nisur nga Nigeria, Bangladeshi, Algjeria, Libia, Siria dhe Egjipti.