Kukësi katastrofë në Champions, ja rezultati i pjesës së parë

Ka përfunduar pjesa e parë në barazim pa gola në ndeshjen shumë të rëndësishme që po zhvillohet në Maltë ndërmjet Valetas dhe Kukësit të vlefshme për raundin e parë paraeliminator të Champions Leagues.

45 minuta për tu harruar për Kukësin që bëri një paraqitje skandaloze pasi nuk tentoi asnjëherë në drejtim të portës kundërshtare.

E kundërta ndodhi me skuadrën nga Malta që dominoi tërësisht lojën dhe duke zhvendosur kundërshtarin në gjysmëfushën e tij.

Valeta tentoi 11 herë ku 7 prej gjuajtjeve ishin në drejtim të portës së mbrojtur nga Frashëri.

Kujtojmë që ndeshja e parë në "Loro Boriçi" përfundoi me rezultatin 0-0.