Po luhet dueli për Champions, ja çfarë po ndodh në Valeta - Kukësi

Janë luajtur 35 minutat e para në ndeshjen shumë të rëndësishme që po zhvillohet në Maltë ndërmjet Valetas dhe Kukësit të vlefshme për raundin e parë paraeliminator të Champions Leagues.

Momentalisht rezultati është në barazim pa gola por janë vendasit të cilët po e vendosin në vështirësi skuadrën shqiptare, shkruan SYRI.net.

Nga statistikat deri në këto momente të lojës skuadra e Valetas ka goditur 5 herë portën e mbrojtur nga Frashëri.

Por statistika më katastrofë vjen nga Kukësi që nuk ka tentuar asnjëherë në drejtim të portës kundërshtare.