Ja si OSHEE mbulon falimentimin, mekanizëm i ri për vjedhjen e qytetarëve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari i cili denonconte metodat që po përdor OSHEE për vjedhjen e konsumatorëve.

Ja postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Mekanizem i ri i vjedhjes se turpshme te qytetareve nga OSHEE per te mbuluar falimentimin e saj!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

“Përshëndetje zoti Berisha! Uroj të jeni mirë familjarisht! U bënë vite që shqiptarët e qeverisur prej rilindasve të vuajnë përditë e më shumë pafytyrësinë dhe hajdutllëkën në xhepat e varfër. Sot u gjende përballë një surprize që askush nuk do dëshironte të ndodhej. Jam taksapagues I rregullt, pavarësit anës ekonomike. Prej disa muajsh nuk banoj në shtëpi, shkoj për të paguar faturë e dritave të muajit qershor. Arkëtarja më thotë se kjo është shtëpi e mbyllur por duhet të paguani një shumë të madhe parash sepse jeni debitor. Pas debateve të cilat rezultuan të kota më japin faturën e muajit qershor të cilën po jua dërgoj edhe juve. Mu kërkua që deri në fund të korrikut duhet të paguar shumën. Kjo gjë ka ndodhur për të gjithë banorët e pallatit tonë.Shihet qartë që nuk janë konsumuar kilovat në banese, por ambjenti I perbashket shkon rreth 540 mijë lekë të vjeter.Jemi 35 apartamente Secili ka kete shume”

“Pershendetje, dhe nje denoncim tjeter qe po bejne keta plerat,, tani po faturojne , fature per dritat e shkalleve, ashensorit, te pompes se ujit, me pak fjale te ambjenteve te perbashketa, dhe e faturojne qe nga viti qe banojme ne apartament, une kam qe nga 2002 dhe ma kane faturuar 96000 lek te reja, dmth, 16 vite, po keshtu po ua bejne te gjitheve ne vlore, keta duan te vjedhin akoma, dhe per vitet qe kane kaluar dhe i faturojne tani, une tek pallati im beje nje llogari qe cdo banor te paguaj nga 96 000 lek i bie diku tek 54 miljon lek te vjetra per nje pallat, po per x pallate? shikojeni dhe ngrieni si ceshtje, se kjo eshte vjedhje e paster, dhe te presin dritat nese nuk i paguan”.