Igli Tare e ka gati emrin, synon blerjen e bujshme nga Belgjika

Pas suksesit në Botëror, Igli Tare kërkon të bëjë blerje nga Belgjika.

Pas Milinkovic, Marusic dhe Lukakut, në fletoren e drejtorit sportiv të Lazios është shënuar një tjetër emri belg që mund të veshë fanellën e kryeqytetasit italianë.

Bëhet fjalë Hans Vanaken i cili luan në kampionatin belg me Club Brugge dhe Lazio është treguar e gatshme për të negociuar në mënyrë që të marrë kartonin e 25-vjeçarit, sipas raporteve të fundit nga “Il Messaggero”.

Vanaken me klubin belg ka luajtur 55 ndeshje ku ka shënuar 13 gola.