Nuk përmbahet shqiptari, kërkon seks me dy koleget, por ...

Një shqiptar 21-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi ka tentuar të përdhunojë dy 18-vjeçare, kolege pune.

Shqiptari, rezident në Pordenonte, ishte i punësuar sezonal në një hotel në Bibione, ashtu si dhe dy 18-vjeçaret.

Hetuesit po punojnë për të verifikuar dëshmitë e dy vajzave.

Të enjten në mbrëmje, 21-vjeçari ka hyrë në dhomën e njërës prej vajzave, duke tentuar ta përdhunojë.

Skenari është përsëritur mbrëmë me kolegen e dytë, ç’ka ka sjellë denoncimin e tij dhe më pas arrestimin pas akuzave të bëra nga vajzat.