Bojaxhiu bie nga skela dhe përfundon i plagosur në spital

Një punëtor, i cili ka qenë duke punuar mbi një skelë, ka rënë dhe ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd, ndërsa 49-vjeçari bojaxhi, ka rënë nga lartësia duke pësuar disa dëmtime.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 14. 07. 2018, shtetasi R. H., vjeç 49, banues në fshatin Skënderbe-Përrenjas, duke punuar si bojaxhi në banesën e I. B., vjeç 49, banues në Përrenjas, aksidentalisht ka rënë nga skela e katit të parë, ku për pasojë ka marrë dëmtime. Ndodhet në spitalin e Librazhdit, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.