Aksident i rëndë në rrugën e Gjirit të Lalëzit, përplasen 5 makina, ja sa të plagosur janë

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së dielës në daljen e autostradës Tiranë – Durrës që të çon në Gjirin e Lalëzit.

Burime vendin e ngjarjes thanë se 5 automjete u përfshinë në aksident.

Disa persona janë lënduar. Aty mbërriti edhe një ambulancë për të marrë të plagosurit.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit.