VIDEO/ Pamje të rënda, pas grabitjes me plagosje në Dibër

Për disa minuta Arsen Selishta, 30 vjeç është përleshur me grabitësit, të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij.

E gjithë familja është alarmuar dhe kanë njoftuar policinë, grabitësit janë arratisur duke lënë pas të riun e plagosur.

Këto janë pamjet e vendit të ngjarjes pak minuta pas përleshjes. Gjithandej ka gjak, në shtrat çarçafët, në tokë pellg gjaku e më pas plaga e hapur në krahun e të riut rikrijojnë të gjithë skenën e ngjarjes së ndodhur në banesën e familjes Selishta në Dibër.

Arsen Selishta mbeti i plagosur me tre plumba dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Gazetari Enver Doçi raportoi se menjëherë pas ngjarjes, në vend ka shkuar drejtori i Policisë së Qarkut Dibër Edmond Tarkaj me gjithë grupin hetimor, që po punojnë intensivisht për zbardhjen e krimit. /BW