‘Çmenduria’ e Rakitiç, ndaj Anglise luajti i sëmurë me 39 temperaturë

Ivan Rakitic zhvilloi ndeshjen ndaj Anglisë me 39 gradë temperaturë në trup.

Mesfushori kroat zbuloi sekretin, duke dëshmuar se si luftohet për Kombëtaren, përcjellë “Lajmi.net”.

“Isha i shtrirë në shtrat duke u përpjekur t’i mblidhja forcat për të mos e humbur këtë takim”, deklaroi Rakitic.

“Do të luaja finalen edhe pa këmbë nëse do të ishte e nevojshme”, shtoi ai.

Rakitic ndaj Anglisë luajti për 120 minuta dhe vrapoi 14 kilometra.