FOTO/ Ekzekutimi i çiftit në Shkodër, identifikohet gruaja që mbante fëmijën

Identifikohet edhe bashkëjetuesja e ish-policit Boran Berçama, e cila u ekzekutua mëngjesin e sotshëm bashkë me 30-vjeçarin në makinë. Ajo quhet Silvi Ndoci, rreth 27 vjeçe.

Në prehërin e saj ndodhej fëmija 12 muajsh i cili nuk ishte prekur nga plumbat, rreth 25 të tillë që ishin shkrehur mbi çiftin.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke marrë prova dhe kërkuar dëshmitarë.