Premtimi i lojtarëve të Kroacisë: Ja çfarë do bëjnë nëse fitojnë Kupën e Botës

Kombëtarja e Kroacisë të dielën do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori të kombit të tyre.

Në finalen e së dielës, Kroacia do të kërkojë titullin e parë të botës, ku kanë përballë Francën.

Nëse ia dalin të mundin Francën, lojtarët e Kroacisë kanë bërë një premtim të madh për tifozët.

“Këtë herë do t’i ngjyrosim flokët, unë dhe gjithë ekipi. Jemi të lumtur për popullin tonë, ata e meritojnë këtë”, ka deklaruar kapiteni Modric.

Kujtojmë se në Kampionatin Evropian të vitit 2016, ishte Ivan Perisic që kishte ngjyrosur flokët me ngjyrat e flamurit të kombit të tyre.