Ndodhej i shtruar në spital, 48-vjeçari nga Mati hidhet nga kati i tretë

Një 48-vjeçar nga Mati, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Burrelit, është hedhur nga kati i tretë i godinës.

T.M. është hedhur nga dritarja e katit tretë të spitalit rajonal Burrel këtë të premte, ku ka qenë i shtruar për kurim sipas policisë.

Ai vuante nga diabeti dhe kishte shfaqur shenja depresive.

I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve pas plagëve të marra.