Fotografia e tij u përdor për të mashtruar në SHBA/ Ja reagimi i ish-ambasadorit shqiptar

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë, Flamur Gashi, ka reaguar pas hapjes së lajmit se dikush në Amerikë ka mashtruar një të moshuar me anë të fotografisë së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Gashi sqaron se historinë e ka mësuar nga një miku i tij, ndërsa tha se për këtë çështje ai ka angazhuar avokatët më të mirë.

 Ja postimi i Gashit:

‘Njoftim për të gjithë të interesuarit, që duket se janë shumë:

Gjëja e fundit që do të mund të prisja në jetë, do të ishte që të “përfshihesha” në një histori të tillë...

Por, ja që vërtet nuk thuhet kot se, bota është e vogël...

Lajmin e mësova pas një telefonate nga një mik i imi, avokat në Amerikë...

Ndjej keqardhje për mashtrimin që i ka ndodhur zonjës, por ndjehem mirë që ky rast është zbuluar dhe qytetaret kanë mundësi të marrin mêsim nga ky mashtrim, dhe të jenë të kujdesshem sidomos për fëmijët...’

Lajmi

Dailymail, një  e ve nga Orlando ka humbur të gjitha kursimet e jetës së saj, pasi u mashtrua nga një person i cili përdorte fotografinë e Flamur Gashit, vëllait të deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Siç shkruan Daily Mail, Diane Standish nga ky mashtrim humbi plot 270 mijë dollarë.

Ajo thotë se ajo ra në dashuri me njeriun që e njihte si Darnell ‘Jerry’ Michael pasi u takuan në platformën online www.match.com.

Por, fytyra me të cilën ajo ra në dashuri ishte e Flamur Gashit, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Shqipëri, ku ka pozitën e Këshilltarit të Presidentit.

Standish tha se nuk kishte rezerva kur Michael filloi ta pyeste për paratë, pak pasi filluan të flisnin.

“Unë kurrë nuk mendova se dikush mund të bjerë në dashuri me dikë në telefon”, thotë ajo.

“Por për disa arsye, ai thoshte vetëm gjërat e duhura për mua”. “Unë kam biseduar me miliona njerëz të cilët thanë se u takuam në eHarmony dhe në ëëë.match.com dhe ata janë të lumtur të martuar, kështu që unë nuk kam ndonjë arsye për ta vënë këtë gjë në dyshim”. Standish tha se i dërgoi paratë Michaelit, sepse ai i tha asaj se do të shkonte në Orlando dhe të martohej me të.

Aktualisht  Ambasador Gashi është Këshilltar për Çështjet e Rajonit, i Presidentit te Shqipërisë Ilir Meta, pas kthimit nga Bosnja ka qene për tri vite Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani.