“Ismail Kadare gëzon shëndet të plotë”, botuesi përgënjeshtron lajmin e rremë

Ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ka qenë poeti Arti Lushi ai i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale njoftoi se 82-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajë familjarëve dhe të afërmve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”, – shkroi Lushi.

Por duket se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Botuesi i tij Bujar Hudhri ka hedhur poshte këto lajme, duke konfirmuar se shkrimatari është në gjendje të mirë shëndetësore: “Është një turp, është një ligësi. Kjo është shoqëria jonë. Kadare është shumë mirë me shëndet.

Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës”, tha më tej Hudhri.