E vutë re ndryshimin që sapo bëri Noizy?

Ndërkohë që po shijon suksesin e 18 milionë klikimeve të këngës ‘TOTO’, Noizy po përgatit projektet e reja që do të sjellë këtë verë.

Edhe pse vazhdon të jetë i angazhuar me një axhendë të ngjeshur me koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, është goxha aktiv edhe në rrjetet sociale.

Në njërin prej tyre së fundmi bëri edhe një ndryshim.

Nga emri ‘zinizin’, që e mbante prej kohësh në Instagram, ka vendosur emrin ‘Noizy’ ashtu siç është njohur që në fillimet e tij. Pse vallë ky ndryshim?